venerdì 19 settembre 2014

Cane Myrtaj - VEPRIMTARIA LETRARE

CANE MYRTAJ
Shkrimtar, poet,dramaturg, humorist, gazetar dhe balerin.
Vitet 1950-2000 i ka kaluar në Shqipëri në qytetin e Vlorës dhe pas vitit 2000 e tutje në Itali në qytetin Rapallo, Genova Liguria.

Autori ka lindur dhe eshte rritur në qytetin e bukur te Vlorës. Ka përfunduar Universitetin Shtetëror të Tiranës e eshte diplomuar prane Fakultetit te Historisë e Filologjisë me titullin “Mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkollat e mesme”.
Ka punuar për 34 vjet, prej të cilave 15 vjet në Shtëpinë e Pionierit, ku ka zhvilluar një krijmtari letrare dhe artistike për fëmijë dhe të rritur.



1- Në poezi
Të shumta janë poezitë  e festivaleve të këngëve për fëmijë dhe të rritur duke bashkëpunuar me kompozitorët më të mirë të qytetit të Vlorës, shumica prej të cilave kanë fituar cmime të para. Disa prej titujve të poezive që kanë fituar cmime të para janë:
“BUSTI”-kompozuar nga Artisti i Merituar Haxhi Dalipi, kënduar nga Aleksandër Rrapi.
 "KORRIERRI I VOGËL PARTIZAN”- kompozuar nga Pirro Koka, kënduar nga Edmond Rrapi ne festivalin kombëtar të fëmijëve në Shkodër.
“ATA MBETËN YJE DETI”- kompozuar nga Agim Aliaj.
“I RI DO TË MBETEM GJITHMONË” – kompozuar nga Pirro Koka, kënduar nga artistët e merituar Ema Qazimi dhe Flamur Haxhiraj.

DRAMATURGJIA
“DOSJA 303”, për të rritur.
“KUR THËRRISTE ZËRI I VLORËS”, dramë për Teatrin e Kukullave në Vlorë.
“DITËLINDJA E ARTANIT”, për fëmijë.
“OPERETA, MILINGONAT PUNËTORE”, operetë për fëmijë kompozuar nga Artisti i Merituar Themistokli Mone. Fituese e cmimit të dytë në takimin kombëtar të Shtëpive të Fëmijëve në qytetin e Elbasanit, kurse vallet merituan Medaljen e Artë.
“DITËLINDJA E ARTANIT”,kompozuar nga Artisti i Merituar Haxhi Dalipi.
 I aposionuar pas të gjitha llojeve të artit, por në vecanti për vallet. Ka kërcyer si valltar e balerin në Estradën Profesioniste dhe ne Ansamblin “Labëria” të qytetit te Vlorës. Për 20 vjet me radhë ka kërcyer pothuajse 150 valle të përpunuara e inskenime, valle nga bota e pjesë koreografike të vëna në skenë nga koreografët Jani Kosta, Agron Aliaj, Gëzim Kaceli Artist i Merituar  e profesor balet Maestër Skënder Selimi.

Veprimataria letrare në Itali
Mbasi u stabilizua plotësisht në  shtetin italian dhe mësoi gjuhën e këtij vendi nisi veprimtarinë e tij letrare. Në vitin 2005 është njohur me drejtorin e shtëpisë botuese “Franco Delpino”, Z. Marco Delpino, i cili ushtron veprimtarinë e tij si shkrimtar dhe gazetar në komunën e Santa Margherita Ligure e qytetit të Xhenovas.  Ka boturar një  seri librash dhe revistën e përmuajshme “Bacherontius”. Kjo  shtëpi botuese cdo vit organizon një seri konkursesh letrare  për poetë, shkrimtarë dhe fotografë ("A.N.PAI").

Ne foto poetet dhe shkrimtaret te cilet kane  merituar  cmimin "San Giorgio", nder te cilet edhe Cane Myrtaj. 

Santa Margherita Ligure. 2008

 Në vitin 2005 Cane Myrtaj boton librin e parë me poezi e fotografi “Il paese della gioia”. 
     
 



     Ne foto Felice Mingone, president i "Liguri nel Mondo - Gens Linguistica" duke i dorezuar cmimin autorit Cane Myrtaj.
     
      Ky libër përmban 62 poezi dhe poema  i cili ka fituar cmimin “ San Giorgio”,në konkursin e shpallur nga kjo shtëpi botuese për kulturën evropiane “Tigullio Evenest”.
-          Në parathënien e librit Z. Marco Delpino citon : “ Cane Myrtaj ka shkruar këtë libër me thjeshtësi, me ëmbëlsi pa shumë pretendime, por   me bindje të thellë për t"i ofruar lexuesit dashurinë drejt një toke që vazhdon të ruaj surpriza të këndshme  për poetët , shkrimtarët , piktorët, artistët dhe muzikantët...”. Shtëpia botuese “Franco Delpino” me autorët fitues të cmimeve nën drejtimin e Z.Marco Delpino, cdo vit boton disa libra “Tregime Antologjike”, ku në këto libra  janë botuar dhe poezi të Cane Myrtajt.


































                                       Ne foto cmimi i marre per librin " Il paese della gioia".
   

2010
“Gatti, cani & Company”, libër ne te cilin përfshihen edhe poezi nga krijmataria e autorit Cane Myrtaj si poezitë “Il leone e il bambino” – (Luani dhe fëmija).    Po në këtë vit në librin “Vivevere il mare/14” përfshihet  poezia “Pirata di bambini”.
Libri “Vivere il mare” përfshin poezitë “Portofino” dhe “Stupore o meraviglia”.
Në dhjetor të po të njëjtit vit pas konkursit letrar “Una poesia per il Papa”, juria vlerësoi 238 autorë me veprat e te cileve botoi librin “Il cammino della Carita”, në të cilin përfshihen edhe dy poezi nga autori Cane Myrtaj, me titujt “ Il Vaticano è un paese del Paradiso” dhe “ Un uomo come un monte con lo spirito  presso Dio”.
 
Për këtë veprimtari poetike letrare Cane Myrtaj bëhet  në vitin 2011  anëtar i Akademisë Internacionale “San Giorgio Di Lettere e Artisti”, Santa Margherita, Genova- Liguria.

Ne foto, ne te majte drejtori i shtepise botuese Marco Delpino, ne qender Felice Migone , president i "Liguri nel Mondo, Gens Linguistica" dhe autori Cane Myrtaj duke iu dorezuar stema e anetaresimit ne "Akademine Kulturore". 

Më 26 Shkurt 2012, “A.N.P.A.I” -  “Shoqëria Kombëtare Poetët, Autorët e Artistët e Italisë” vlereson Cane Myrtajn me  titullin “Atestato di merito” i cili u dorezua  nga kryetari i jurisë per tregimin poetik "Nje nene kerkon vajzen e saj".


    
   Ne te majte gazetari Guido Ghersi,  i dyti pas tij Marco Delpino, drejtor i "Tigulliana e Bacherontius", i treti Luigi Ceffalo, zevendes president i "Tigulliana" dhe ne fund autori Cane Myrtaj . 

      Po përgatit për botim në gjuhën italiane librin “ Angeli volati nel cielo” dhe ne gjuhën shqipe  “ Vlora – Kronika”.






Nessun commento:

Posta un commento